Armina Mevlani e përjashton Einxhel kategorikisht nga fitorja e BBV

by admin
Spread the love

Mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” drejtueset e emisionit kanë bërë parashikimet e tyre për fituesit e “Big Brother VIP”. Armina Mevlani bëri parashikimin e saj dhe më dëshirë do donte të fitonte Iliri. Ndërsa përjashtoi kategorikisht nga çmimi Einxhel.

“Këtë Einxhel po e heq se nuk më pëlqen fare. Për mua e fiton Iliri për artistin që është dhe kontributin e tij. Ai është shumë i suksesshëm, ia ka nisur nga zero dhe ka arritur të bëjë emër në një vend të huaj”,- tha ajo.

Dalina Buzi zgjodhi Donaldin si fitues, Rita Petro zgjodhi Monikën, ndërsa Fatma Haxhialiu tha se do donte ta fitonte Beniada./revistawho.com

You may also like