MADRID, 9 shkurt /ATSH-DPA/- Mbreti Felipe VI i Spanjës ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Monarku ka shfaqur vetëm disa simptoma të lehta të sëmundjes dhe “po ndihet mirë”, njoftoi sot familja mbretërore në Madrid.
54-vjeçari ka anuluar të gjitha takimet për shtatë ditët e ardhshme dhe do të jetë në izolim në Pallatin e tij Zarzuela. Megjithatë, kreu i shtetit do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij zyrtare.
“Mbretëresha Leticia, 49 vjeç, si dhe vajza më e vogël, Infanta Sofía, 14 vjeç, nuk janë prekur nga virusi dhe mund të vazhdojnë aktivitetet e tyre”, tha familja mbretërore.
Vajza e madhe, Princesha e Kurorës Leonor, 16 vjeç, aktualisht po ndjek një shkollë në Britaninë e Madhe.
Spanja aktualisht është në një fazë zbehjeje të valës së saj të gjashtë të koronavirusit. Shkalla e incidencës shtatëditore të infeksioneve të reja është 675 pas një piku në mes të janarit prej më shumë se 1600 raste.//a.i/