Ende nuk dihet shkalla e lëndimit të Brojës – Southampton në ethe

by admin
Spread the love

Ende nuk është mësuar shkalla e lëndimit të pësuar në ndeshjen kundër Coventry City në FA Cup të sulmuesit të Southampton, Armando Broja, i huazuar nga Chelsea, shkruan Insporti.

Sulmuesi 20-vjeçar u desht të ndihmohej të ngrihej në këmbë nga shokët e tij të “Saints” përpara se të merrej nga fusha nga stafi mjekësor i klubit.

Pavarësisht raportimeve të cilat thonë se lëndimi i Brojës nuk është aq i rëndë sa mendohej fillimisht, klubi nuk e di ende nëse i huazuari i Chelseat do të qëndrojë për një periudhë jashtë fushe.

Broja u inkuadrua në lojë në minutën e 64-të, kur rezultati ishte 1:1, ndërsa pati impakt pasi asistoi në golin e fitores të shënuar nga Walker-Peters në minutën e 112-të.

Southamptoni triumfoi ndaj Coventry në 1/16 e finales me rezultat 2:1, por në fund të ndeshjes mori një lajm të keq.

You may also like