Surprizat e motit për këtë fundjavë

by admin
Spread the love

Dita e sotme do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme, ndërsa fundjava pritet të jetë me reshje shiu dhe në disa zona e ato malore reshje bore.

Moti do të jetë me vranësira, më pas orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat për ditën e sotme do të luhaten nga 2 deri në 12 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite e mbrëmje me vranësira e reshje shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 6 deri në 15 °C.

Edhe e diela pritet të jetë me mot të ngjashëm pjesërisht me re dhe vranësira me reshje shiu. Temperaturat parashikohet të lëvizin prej 8 deri në 14 °C./revistawho.com

You may also like