Lojërat olimpike të Pekinit/ Denni Xhepa, skiatori 18 vjeçar do përfaqësojë Shqipërinë

by admin
Spread the love

Shqipëria do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit me skiatorin 18-vjecarë Denni Xhepa i cili për herë të parë do të jetë pjesë e kombëtares sonë dhe pjesëmarrës në një olimpiadë pas Erjon Tolës që ka marrë pjesë në 4 Olimpiada dhe Suela Mëhillit në dy të tilla.

Prej mëse një jave ekipi ynë olimpik ndodhet në Pekin dhe sekretari i Federatës Shqiptare të Skive, Etrit Xhuglini na tregon më tepër rreth situatës atje dhe se si po shkojnë përgatitjet për skiatorin shqiptarë.

Ndërkohë ditën e sotme duhet të ishte nisur edhe pjesa tjetër e stafit tonë olimpik kudo të ishte edhe presidenti i FSHS-s Elvis Toci i cili ka rezultuar pozitiv me Covid-19.


Top Channel

You may also like