Stenio Junior mund të mungojë në ndeshjen e së hënës kundër Laçit. Sulmuesi brazilian u zëvendësua në ndeshjen e sotme të Kupës kundër Dinamos.
Vetë trajneri Dritan Mehmeti e pranoi për mediat se Junior kishte një shqetësim. Bëhet fjalë për një tërheqje muskulore.
Junior do të bëjë kontrollet mjekësore për të parë situatën e tij. Nëse ia ka hedhur me ndonjë kontraktim atëherë mund të luftojë me kohën dhe të rikuperohet për të hënën.
Gjithsesi duhet pritur fjalë e mjekëve, pasi askush nuk do të donte të rrezikonte që lojtari kryesor i sulmit të rrezikojë ndonjë dëmtim që ta lërë më gjatë jashtë fushave të blerta. / oversport.tv