22:34 | 25 Janar 2022
22:34 | 25 Janar 2022
Shoqëria e tyre nisi pikërisht në shtëpinë e Big Brother Vip.
Më herët ato nuk njiheshin personalisht, por vetëm përmes punës që bëjnë të dyja, njëra këngëtare e tjetra aktore, shkruan lajmi.net.
Monika u mërzit shumë kur Fifi vendosi të largohet nga Big Brother, e këtë gjë e ka thënë disa herë.
Vëllau i madh, sonte ka vendosur ti bëjë një surprizë Monikës, duke i mundësuar një takim me Fifin pas shumë javësh që Fifi u largua.
“Ndoshta ne të dyja kemi dicka të përbashkët, jemi pak ‘të cmendura’ kemi dëshirë të luftojmë shumë për të thyer shumë paragjykime” u shpreh Monika për Fifin.
“Ti je njeriu më pozitiv që kam takuar në jetë, unë e këndova “Diell” për një arsyje, sepse atje jashtë na pret “dielli”, mos rri shtrirë por qohu dhe trego sa positive je”, i tha Fifi, Monikës.
“Unë kam fituar një vajzë të dytë” i tha Monika Fifit me shumë emocione./Shqip