Komisioni i sëmundjeve infektive vendosi që izolimit për pacientët e infektuar me Covid të ulet në 7 ditë nga 10 ditë sa ishte deri më tani. Vendim merret nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e Komisionit për Sëmundjet Infektive dhe miratimin nga Shtabi i Përgjithshëm i Krizave. Ministria e shëndetësisë informoi se në mbledhjen e Komisionit, sot, nuk u fol për heqjen e certifikatave dhe mbajtjen e maskave mbrojtëse nga nxënësit në fillim të gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor.
Këto çështje do të diskutohen më tej në disa nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit. “Jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe analizat për momentin tregojnë se ka ende kapacitet për akomodim në spitale. Megjithatë, nisur nga rrethanat, në seancën e sotme u diskutua për nevojën e një reagimi të shpejtë nëse tabloja ndryshon dhe spitalet janë plot. Në rrethana të tilla, Ministria e Shëndetësisë do të vinte menjëherë në funksion edhe kapacitetet e tjera të institucioneve publike shëndetësore.
Ne i marrim të gjitha masat e duhura për të garantuar sigurinë për çdo qytetar individualisht”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë.