Edon Zhegrova është futbollisti i katërt i Kombëtares së Kosovës që këtë edicion do të luajë në Ligua 1 të Francës.
22-vjeçari ka nënshkruar sot kontratë me kampionët e Francës të cilat vitin e kaluar kanë pasur një edicion fantastik dhe atë jo vetëm në kampionat por edhe ne Champions League.
Lille në fazën e grupeve la mbrapa skuadrat si Sevilla, Wolfsburg e Salzburg duke u kualifikuar si e para në grup, ndërsa në fazën çerekfinale do të ndeshet më gjigantin anglez dhe kampionin aktual të këtij kompeticioni, Chelsea.
Padyshim ky do të jetë një rast i mirë për Zhegrovën, ta dëshmojë vetën në nivelet më të larta të futbollit evropian.