Një tjetër gjyqtare largohet nga procesi kundër Saimir Tahirit, trupa plotësohet me emra jashtë Apelit të Posaçëm

by admin
Spread the love

Asnjëri prej tyre nuk është gjyqtar ne apelin e Posaçëm kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, por janë zgjedhur në mënyrë të posaçme për këtë rast. Ndërkohë seanca për Tahirin e Çelën pritet të mbahet sot (datë 05.01.2022) në orën 10:00.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, për çështjen në ngarkim të të pandehurve S.T. dhe J.Ç., e regjistruar pranë Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 24.11.2021, me nr. 47 regjistri themeltar, është planifikuar seanca gjyqësore e radhës në datë 05.01.2022, ora 10:00. Pas miratimit nga ana e zëvendës kryetarit të gjykatës, të aktit të heqjes dorë nga gjykimi, të paraqitur nga gjyqtarja D.Shirka, çështja u rishortua, duke përcaktuar trupin gjykues të përbërë nga gjyqtarët: kryesues Engert Pëllumbi, anëtare Igerta Hysi dhe anëtar Florjan Kalaja”, njoftoi gjykata.

Kujtojmë se Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim. Trupa gjykuese u shpreh se nuk kishte asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga e para. Vendimi i Shkallës së Parë që dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove u rrëzua kështu që Tahiri nisi betejën nga e para me drejtësinë.

Arsyeja pse Gjykata e Apelit e kthehu edhe një herë hetimin për Tahirin në pikën zero, është se kishte vënë re disa parregullsi. Në vendim thuhej se Gjykata e Krimeve të Rënda kishte rrëzuar 3 akuzat që ishin ngritur nga ana e prokurorisë, duke ngritur një akuzë të re për shpërdorim detyre dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit u shpreh se nuk mund të jepte një vendim dënimi ndërkohë që nuk ishte bërë asnjë hetim.

You may also like