23:47 | 25 Dhjetor 2021
Foto: Youtube
23:47 | 25 Dhjetor 2021
Dy nga më të suksesshmit shqiptar të Eurovisionit janë bërë bashkë.
Rona Nishliu ka vendosur që këngën e saj “Mallëngimi” ta përpunojë dhe ta sjellë si bashkëpunim me Gjon’s Tears, shkruan lajmi.net.
Kënga është një dedikim i bukur për vendlindjen, ndaj edhe tingëllon akoma më bukur kur këndohet nga të dy bashkë.
Vlen të theksojmë se të dy këngëtarët kanë arritur mjaft suksese me pjesëmmarjen e tyre në Eurovision, Rona duke përfaqësuar Shqipërinë, kurse Gjoni- Zvicrën.
Kujtojmë se Rona me këngën “Qaj” në vitin 2012 kishe arritur e para ta dërgonte Shqipërinë në vendin e 5-të të spektaklit më të madh evropian.
Ndërsa, Gjon Muharremaj i njohur me nofkën Gjon’s Tears arriti që Zvicrën ta rendisë në vendin e tretë në maj të këtij viti./Shqip/