Në moshën 34-vjeçare po përjeton një rini të dytë, 2021 viti më i mirë për Benzema

by admin
Spread the love

2021-ti mund të konsiderohet si viti më i mirë në aspektin individual për Karim Benzema i cili përjetoi 12 mujt më të artë në karrierën e tij të deritanishme.

Përsa i përket numrave mund të thuhet me plot gojën se në moshën 34-vjeçare, Benzema po përjeton një rini të dytë.Me 47 gola të realizuar gjatë këtij viti kalendarik, Benzema ka udhëhequr Realin e Madridit që kryeson bindshëm La Ligan dhe e mbylli grupin në Champions League në krye.

Me 15 gola në këtë sezon, 4 më shumë se Juanmi i Betis, Benzema është kryegolashënues në La Liga ndërkohë që 2021 do të mbahet mend gjatë edhe si viti i rikthimit të madh të tij në kombëtaren franceze me të cilët arriti të fitonte edhe Nations League pas zhgënjimit për eliminimin e hershëm në Europian.


Top Channel

You may also like