Kandidatja për presidente të vendit nga radhët e të “Majtës”, Biljana Vankovska, sonte në “Intervistë në Shenja” tha se gjithmonë ka qenë e hapur dhe gjithmonë ka folur për tema delikate.
“Tash jam rikthyer në skenë pasi propozimi i të “Majtës” ishte sfidë për mua. A do të shkoj unë në pension si “intelektual i salloneve”, pasi ju më herët e thatë se asnjhëerë nuk kam qenë e tillë. Kam qenë e hapur, kam folur edhe për temat më delikate. Mendoj se për shkak te idelogjisë së njëjte me të “Majtën”. E majta me gjeti mua, pasi në deklarimet e mia dhe për shkak se unë jam më eksplicite gjatë shprehjes. Unë them gjithçka që kam dhe mendoj se këtu erdhi deri tek bashkëpunimi me të “Majtën”, deklaroi Vankovska.