Janë mësuar tashmë të gjitha skuadrat që do të luajnë në 1/16-ën e finales në Champions League – me vetëm një dilemë.
15 skuadra kanë siguruar biletën për 1/16-ën e finales, por jo edhe Barcelona që sonte u mposht 3:0 në ‘Allianz Arena’, në ndeshjen ndaj Bayern Munich.
Skuadra si Liverpool, Chelsea, Manchester City, PSG, Bayern e Juventus, kanë marrë biletë për raundin tjetër.
Ajax Amsterdam si një nga skuadrat më spektakolare të fazës së grupeve shkon po ashtu në raundin tjetër.
E vetmja dilemë është kush shkon nga vendi i dytë i grupit të Manchester United, me ndeshjen Atalanta – Villarreal që luhet nesër.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell të gjitha skuadrat e kualifikuara në fazën e 1/16: