Si askush tjetër më parë, ylli argjentinas, Lionel Messi fitoi “Topin e Artë” të shtatë javën e kaluar, me Cristiano Ronaldon që e ndjek me pesë, shkruan Insporti.
Messi mori trofeun e tij të fundit duke konfirmuar se ai është lojtari më i mirë në botë, edhe pse ndryshe nga gjashtë herët e mëparshme trofeu solli shumë e diskutueshme.
Shumë tifozë dhe njohës të futbollit besuan se sulmuesi i Bayern Munichut, Leëandoëski duhej ta kishte fituar “Topin e Artë”.
Sido që të jetë, Messi ka tashmë edhe “Topin e Artë” të shtatë në shtëpi, dhe reagimi i fëmijëve të tij kur shohin të shtatin në shtëpi është mbrëslënës.
Ishte djali nëntë vjeçar i Messit, Thiago që pyeti babain i tij pse në tryezë janë shtatë “Topa të Artë”.
“Pse i ke shtatë Topa të Artë baba? Nuk i ke gjashtë?” – pyeti Thiago.
“Tani kam shtatë”, përgjigjet Messi.
“A e fitove sot? Në shtëpi ka vetëm gjashtë topa. Kur e fitove?”.
“Sot,” thotë Messi.
VIDEO: