MOSKË, 23 mars /ATSH-AFP-DPA/ – Numri i të vdekurve nga një sulm në rajonin e Moskës të premten është rritur në të paktën 93, sipas hetuesve.
”Milicia terroriste ‘Shteti Islamik’ ka marrë përgjegjësinë për sulmin”, njoftoi zëdhënësja e ISIS-it, agjencia Amaq duke cituar burime të paidentifikuara.
Kremlini njoftoi sot arrestimin e 11 personave, përfshirë “katër” sulmuesit, pas sulmit të armatosur.
”Drejtori i FSB-së, Alexander Bortnikov informoi presidentin Putin për arrestimin e 11 personave, duke përfshirë katër terroristët e përfshirë drejtpërdrejt në sulm”, tha presidenca për agjencitë ruse të lajmeve.
”Burra të paidentifikuar të veshur me veshje kamuflazhi hynë në sallën e koncertit, të premten pak para fillimit në qytetin Krasnogorsk, në veriperëndim të Moskës, dhe hapën zjarr”, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm Rus.
”Numri i të vdekurve mund të rritet më tej”, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve ”Ria Novosti” duke cituar Komitetin Hetues.
”Armët dhe municionet, si dhe pamjet e CTV, ishin marrë nga vendi i ngjarjes”, raportoi ”Ria Novosti”.
Mediat ruse kishin raportuar më parë për të shtëna me armë zjarri dhe zhurma shpërthimesh dhe 145 persona të plagosur.
Mësohet se viktimat janë punonjës dhe vizitorë të sallës së koncerteve./ a.jor.