GAZA, 10 mars /ATSH-ANSA/ – Anija detare amerikane, ”Gjeneral Frank S Besson”, ka lundruar nga Virxhinia në Mesdhe me pajisje për të ndërtuar një port të përkohshëm në brigjet e Gazës që do të përdoret për ndihmë humanitare.
Anija u nis “më pak se 36 orë” pasi presodenti amerikan Joe Biden njoftoi nismën”, tha komanda qendrore e SHBA.
Sipas Pentagonit, ndërtimi do të zgjasë nga një deri në dy muaj dhe do të ndihmohet nga 1 000 ushtarë, ku asnjë prej të cilëve nuk do të shkelë në Rrip. /os/