23:19 | 4 Dhjetor 2021
Foto: Instagram
23:19 | 4 Dhjetor 2021
Fifi është një nga këngëtaret dhe ish banoret më të komentuara në Big Brother Vip.
Ani pse i ka dhënë fund aventurës së saj në Big Brother Vip ajo po vazhdon të përcillet me kureshtje nga publiku, shkruan lajmi.net.
Pas situatës së saj ku u alivanos gjatë spektaklit ku u përplas me fjalë me Balinën, Fifi nuk vonoi shumë dhe doli nga shtëpia.
“Po dal se dua të merre më shumë me veten”, ishte arsyeja që Fifi e tha në momentin e largimit.
Siç duket nga postimet e fundit të këngëtares Fifit i bëri shumë mirë dalja nga shtëpia e Big Brother Vip.
Ajo po shijon disa pushime në Stamboll ku herë pas here po poston foto të ndryshme nga atje ku po shfaqet mjaft e lumtur./Shqip/