Ka startuar në orën 21:00, dueli mes Interi dhe Salernitanës i vlefshëm për javën e 25-të të Serisë A. Zikaltrit e Inzagit kërkojnë të “vrasin” kampionatin, teksa në rast triumfi diferenca me ndjekësit e Juventusit do të thellohej në 10 pikë.
Vetëm 1 barazim ka ndodhur mes Interit dhe Salernitanës në Serinë A në 9 ndeshjet e fundit (1-1 në 7 prillin e vitit 2023). Bilanci plotësohet me 2 fitore të ekipit granata.
Salernitana i ka humbur 4 ndeshjet e luajtura në transfertë kundër Interit në kampionat. Vetëm kundër Fiorentinës kanë humbur 5 ndeshje nga 5.
Interi ka fituar të gjitha ndeshjet e luajtura në këtë vit kalendarik 2024 për herë të parë që nga sezoni 1929-1930). Për sa i përket formacioneve zyrtare, Inzagi nuk është kursyer duke hedhur në fushë gjithë titullarët.
LIVE: INTER-SALERNITANA 0-0
KOMENTI
3′ Tek Interi nuk u besojnë syve, Turam shpërdoron një rast flagrant shënimi. (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL