TEL AVIV, 6 shkurt /ATSH-AA/ – Ministri izraelit i Mbrojtjes deklaroi se objektivi i ardhshëm i ushtrisë në Rripin e Gazës do të jetë qyteti jugor Rafah, duke pretenduar se është bastioni i fundit i mbetur i grupit palestinez Hamas.
Gallant tha se ”luftëtarët dhe udhëheqësit e Hamasit fshihen në Rafah”.
”Ne do të arrijmë gjithashtu zonat ku nuk kemi luftuar ende, në qendër të Rripit të Gazës dhe në jug, dhe veçanërisht në bastionin e fundit të mbetur të Hamasit në Rafah”, tha ai.
Më shumë se 1,3 milionë njerëz thuhet se jetojnë tani në Rafah dhe në zonën përreth, shumica e tyre të zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.
Disa grupe të të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar kundër çdo ofensive ushtarake izraelite në Rafah, e cila mund të rezultojë në vdekjen e shumë njerëzve atje.
Gallant përsëriti se ”në fund të luftimeve Hamasi nuk do të jetë më në gjendje të qeverisë Gazën”.
Ai e përshkroi operacionin tokësor të ushtrisë në Gaza si “një nga më komplekset dhe më të komplikuarit në historinë e luftës”./ /os/