Mëngjesin e sotëm janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, kjo, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili ,tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi.
Para objektit të Myftinisë së Tetovës kishte edhe forca policore, ndërsa dy myfitë janë marrë në pyetje nga policia.
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka reaguar për ngjarjet e sotme në Myftininë e Tetovës, ku e akuzojnë Qani Nesimin për uzurpim të objekteve të
BASHKËSIA FETARE ISLAME
“Nesimi është shkarkuar nga pozita e Myftiut për shkak të moskoordinimit të aktiviteteve me BFI-në dhe se mbajtja e mbledhjeve të myftinisë nga myftiu i shkarkuar automatikisht është e pa vlefshme, por edhe për faktin se vendimet e sjella janë të pavlefshme, sepse konform Kushtetutës së BFI ( neni 26 i Kushtetutës së BFI) çdo mbledhje ku nuk ftohet Rijaseti i BFI mbledhja dhe vendimet e saj janë jo legjitime”.
BFI kërkon nga organet e rendit që të zgjidhin këtë situatë në bazë të akteve normative.
Ndërkaq, nga Myftinia e Tetovës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook thonë se sot zyrat e Myftynisë nuk do të punojnë pasiqë do të bëhet pastrim gjeneral i objektit!.
Në ndërkohë, kujtojmë që javë më parë, BFI shkarkoi nga detyra e myftiut të Tetovës Qani Nesimin, i cili nuk u pajtua me vendimin. /SHENJA/