Mësohet gjendja e tifozit që pësoi arrest kardiak në takimin Watford – Chelsea

by admin
Spread the love

Ndeshja mes Watfordit dhe Chelseat, që u pezullua për shkak të një problemi shëndetësor te njërit nga tifozët në tribunë, është gati për të startuar, njofton Insporti.

Siç raportohet, pas arrestit kardiak, gjendja e tifozit është stabile dhe po dërgohet në spital.

Ishte futbollisti Marco Alonso, ai i cili e kishte parë rastin në tribunë dhe kishte kërkuar stafit mjekësor t’i vinte në ndihmë.

Teksa, tani të dy ekipet janë rikthyer në fushë për ngrohje dhe pritet të fillojë ndeshja.

Chelsea është mysafir i Watfordit në Vicarage Road Stadium, ku zhvillohet ndeshja e xhiros së 14-të në Ligën Premier.

/Insporti.com

You may also like