Interi barazoi sot 1-1 ndaj Xhenoas në transfertë, në një ndeshje ku gjeti i pari golin e avantazhit me Arnautoviç. Një gol i cili sipas ekspertëve të moviolës, duhej të ishte anuluar.
Luka Mareli, ish-gjyqtar dhe ekspert i moviolës për “DAZN”, ka shpjeguar se pse gjyqtari dhe salla e VAR duhej të kishin marrë vendimin për të lënë rezultatin në 0-0 në ato momente.
“Do të jetë një gol për të cilin do të diskutohet shumë, sidomos për një precedent jo shumë të largët. Episodi vjen në minutën e 42-të, pas një rivënie anësore. Strotman bie në tokë pas një përplasje me Bisek, i cili nuk prek as topin, por kjo ka pak rëndësi.
Shuhet shumë mirë që ka një të shtyrë me dy duar të Bisek ndaj Strotman, është një faull i dukshëm, për të cilin unë pritja një ndërhyrje të VAR-it. Nuk ka rëndësi që Strotman i kishte duart nga Bisek. Thjesht po mbante pozicionin dhe nuk kishte asnjë mbajtje”, tha ai.
SHIH VIDEON
Ai më pas shpjegoi se një rast i ngjashëm kishte ndodhur në ndeshjen Verona-Lacio në fillimin e muajit kur iu anulua një gol Kazales. “Në ato momente goli u quajt i rregullt dhe gjyqtari Ajroldi shkoi ta shihte me VAR duke e anuluar më pas. Nga të dyja, ose kanë gabuar në Verona, ose sot. Sipas këndvështrimit tim, do të kishte qenë korrekte të anuloheshin të dy golat”, tha Mareli.
PANORAMASPORT.AL