Një lajm i bujshëm ka ardhur së fundmi nga gazetari i Milanit, Andrea Longoni, i cili ka zbuluar prapaskenat me një shitje të mundshme të klubit kuqezi drejt sheikëve.
Sipas tij, një grup arab është interesuar për të blerë aksionet e gjigandit italian, teksa javën e kaluar kanë kryer një takim me drejtuesit, ku i pranishëm ka qenë dhe ish-lojtari e trajneri i Milanit, Leonardo.
Sipas Longonit, pritet tashmë vetëm përgjigja e presidentit Kardinale, nga i cili nuk duan që të vonojë.
Nëse kjo gjë ndodh, sipas gazetarit të njohur, plani është që rolin e presidentit ta marrë legjenda e klubit, Paolo Maldini dhe gjithashtu do të rikthehet dhe ish-drejtori teknik i kuqezinjve, Frederik Masara.
PANORAMASPORT.AL