MOSKË, 3 nëntor /ATSH-ANSA/ – Numri i qytetarëve në favor të një përfundimi të negociuar të konfliktit në Ukrainë po rritet në Rusi duke arritur në 55% në tetor krahasuar me 51% në shtator, sipas sondazhi të fundit i qendrës së pavarur statistikore ”Levada”.
Gjithashtu në tetor, 38% u deklaruan pro vazhdimit të operacionit ushtarak, një rënie e lehtë krahasuar me 39% të një muaji më parë.
Ata që janë më në favor të fillimit të negociatave janë të rinjtë, me një kulm prej 69% në grupmoshën 18-24 vjeç dhe femrat me 62%.
Megjithatë, përqindja e atyre që deklarojnë se mbështesin punën e forcave të armatosura ruse në Ukrainë mbetet shumë e lartë, me ndryshime të parëndësishme në krahasim me fillimin e konfliktit./ /os/