TEL AVIV, 19 tetor /ATSH-DPA/ – Ministria izraelite e Mbrojtjes ka marrë një ngarkesë me automjete të blinduara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ata mbërritën me një aeroplan transporti dhe do të zëvendësojnë automjetet e ushtrisë të shkatërruara në luftimet me militantët e Hamasit.
Fillimisht, ishte e paqartë nëse automjetet do të përdoreshin në kufirin me Rripin e Gazës të sunduar nga Hamasi ose me Libanin, ku Izraeli është përfshirë në përleshje kufitare me militantët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani.
“Dorëzimi është pjesë e një operacioni prokurimi në shkallë të gjerë, për të përforcuar flotën e automjeteve për të adresuar një sërë skenarësh operacional”, tha një zëdhënëse e ministrisë.
Dërgesa përfshinte automjete të ndryshme të specializuara, si ambulanca të blinduara, kamionë taktikë dhe pajisje mekanike.//a.i/