Gjermania angazhohet të përmbushë objektivin 2% të shpenzimeve të NATO-s

by admin
Spread the love

Gjermania është zotuar të përmbushë objektivin 2% të shpenzimeve të NATO-s nga viti i ardhshëm, tha sot kancelari Olaf Scholz.

Vendimi vjen pasi lufta e Rusisë në Ukrainë shkaktoi një ndryshim të madh të politikës së mbrojtjes në Berlin.

“Ne do të sigurojmë që Bundeshtagu më në fund të marrë pajisjet që i nevojiten… gjithashtu do të shpenzojmë 2% të PBB-së sonë në mbrojtje për herë të parë në dekada, duke filluar nga viti i ardhshëm,” i tha zoti Scholz parlamentit.  

Ai shtoi se megjithëse mendonte se nuk ishte e mundur që Ukraina të anëtarësohej në NATO, qëllimi i Gjermanisë ishte “mbështetja e qëndrueshme ushtarake e Ukrainës, duke përfshirë armët moderne perëndimore, dhe forcimin e elasticitetit ekonomik të Ukrainës ndërsa mbrohet nga agresioni rus”.


Top Channel

You may also like