Broja gati për t’u rikthyer në fushën e lojës, Pochettino e pret te Chelsea

by admin
Spread the love

Armando Broja së shpejti do të rikthehet në fushën e lojës pas dëmtimit të gjatë që pësoi në miqësoren që Chelsea zhvilloi në Abu Dhabi kundër Aston Villës.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare iu nënshtrua një operacioni në ligamentin e gjurit të djathtë, megjithatë mesa duket çdo gjë është lënë pas dhe Broja është gati për të treguar sërish vlerat e tij.

E ardhmja e 21-vjeçarit te Chelsea është në pikëpyetje për shkak të konkurrencës së madhe në sulm, megjithatë gazetari i njohur Fabrizio Romano ka konfirmuar se trajneri i ri i “bluve të Londrës” Mauricio Pochettino do t’i japë shansin e tij Brojës për të treguar vlerat në fazën përgatitore. Gjithashtu Romano bën të ditur se Broja nuk do të jetë pjesë e negociateve mes Chelseat dhe Brighton për transferimin e Moises Caicedo te “blutë e Londrës”.

Në sezonin 2022/2023 Broja u aktivizua 12 ndeshje në Premier League me Chelsean, duke gjetur edhe një herë rrugën e rrjetës në fitoren e “bluve të Londrës” përballë Wolves me rezultatin 3-0. Në kampionatin anglez Broja ka luajtur edhe për një sezon me Southampton, aty ku zhvilloi 32 ndeshje në Premier League dhe realizoi gjashtë gola.


Top Channel

You may also like