Pësuan rritje të ndjeshme në zgjedhje, manifestime në zyrat qendrore të PASOK në Athinë

by admin
Spread the love

Në zyrat qendrore të PASOK-ut në Athinë kanë filluar festimet pas rezultatit pozitiv që morën në zgjedhjet parlamentare 21 majit.

Megjithëse Demokracia e Re fitoi zgjedhjet me 40.08% të votave, mund të themi se “fituesi moral” i këtyre zgjedhjeve është PASOK-u, i cili ka pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me 2019-ën.

Socialistët e PASOK nga “Lëvizja për Ndryshim” mund të konsiderohen fituesi i dytë i zgjedhjeve, pasi rimori veten mbas 12 vitesh në opozitë.

Sakaq, zgjedhjet parlamentare në Greqi shënuan një humbje të konsiderueshme, për të mos thënë katastrofike, të Syrizas nga aleanca progresiste.


Top Channel

You may also like