Kimmich te Barcelona? Bayerni e ka “piketuar” pasuesin e gjermanit

by admin
Spread the love

Sipas informacioneve të prestigjiozes gjermane “Bild”, mesfushori anglez, Declan Rice, konsiderohet alternativa ideale për të zëvendësuar Joshua Kimmich, emri i të cilit orë e fundit është lidhur me një transferim të mundshëm te Barcelona.

Declan Rice e përfundon kontratën e tij në vitin 2024 me West Hamin dhe, megjithëse ka mundësi ta zgjasë atë deri në vitin 2025, gjithçka tregon për një ndryshim peizazhi në dritaren e ardhshme të transferimeve.

Kjo është një kërkesë e shprehur nga Tuchel dhe vlera e anglezit në treg, sipas Transfermarkt, është 80 milionë euro.


Top Channel

You may also like