Dëmtohet Bonucci, humbet gjysmëfinalen e kthimit me Sevilla

by admin
Spread the love

Leonardo Bonucci do të humbasë gjysmëfinalen e kthimit të Europa League, kundër Sevillas, por mund t’ia dalë të jetë sërish në fushë për finalen, gjithmonë nëse Juventusi ja del të kualifikohet përballë spanjollëve.

Kapiteni i Juventusit iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në klinikën e bardhezinjve, pasi kishte kërkuar menjëherë zëvendësimin në pjesën e dytë të ndeshjes ndaj Sevillas këtë të enjte, më saktësisht në minutën e 61-të. Mbrojtësi ka një dëmtim të shkallës së ulët në muskujt e kofshës së majtë, dhe do ti duhet të qëndrojë jashtë fushe për 15 ditë.

Bonucci do të humbasë me siguri ndeshjet e ardhshme në kampionat, kundër Cremonese dhe Empoli. Ai do të provojë të vërë në shënjestër ndeshjen me Milanin, e programuar në kalendar për në 28 maj, por edhe për këtë sfidë koha mund të rezultojë e pamjaftueshme.

Veç të tjerash përveç finales eventuale të Europa League mund të thuhet me siguri se mbrojtësi mund të jetë në fushë për ndeshjen e fundit në kampionat, kundër Udineses.


Top Channel

You may also like