Nisi agresionin ushtarak në Ukrainë/ Putin i paftuar në kurorëzimin e Mbretit Charles III

by admin
Spread the love

Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin nuk i është dhënë ftesë për të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III këtë fundjavë, ka thënë një burim në Mbretërinë e Bashkuar për agjencinë e lajmeve Reuters. 

Së bashku me Putinin, të paftuar në ceremoni janë edhe liderët e Bjellorusisë, Iranit, Mianmarit, Afganistanit dhe Venezuelës.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un nuk u ftua, por një diplomati të lartë i është ofruar një ulëse në vend të tij – me të njëjtën marrëveshje për Nikaraguan.

Krerët e shteteve me të cilët Mbretëria e Bashkuar ka një marrëdhënie të plotë diplomatike u ftuan të gjithë. E njëjta gjë ndodhi edhe me liderët e territoreve dhe mbretërive jashtë Mbretërisë. 


Top Channel

You may also like