Toulouse në festë, lojtarët dhe tifozët bëhen bashkë për trofeun e parë në histori

by admin
Spread the love

Toulouse festoi para dy ditëve titullin e parë në histori teksa mposhti në finalen e Kupës së Francës, Nantes me shifrat 1-5.

Megjithatë, atmosfera nuk ka mbaruar ende në qytetin jugor të Francës teksa tifozët janë mbledhur për të shijuar nga pranë trofeun dhe suksesin e jashtëzakonshëm të skuadrës së zemrës.

Pamjet, të cilat mbërrijnë nga Toulouse janë fantastike teksa në festë sigurisht nuk mungojnë mjetet piroteknike që i dhurojnë një tjetër ndjesi atmosferës. Një dekor në perfeksion me futbollistët, të cilët gjithashtu gëzojnë para mbështetësve të tyre besnikë.


Top Channel

You may also like