Spektakël në Crystal Palace-West Ham, ndeshja mbyllet me shtatë gola

by admin
Spread the love

Në minutën e 20’ Zaha i dhuroi golin e dytë Crystal Palace, ndërsa 10 minuta më pas Schlupp do të realizonte golin e tretë për ekipin e tij. Megjithatë “Hammers” reaguan dhe në minutën e 35’ Antonio ngushtoi diferencën, duke rihapur sfidën.

Në minutën e 66’ Ezez realizoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë “poker” për vendasit. Nga ana tjetër Aguerd realizoi golin e tretë për West Ham në minutën e 72, megjithatë takimi në fund u mbyll me rezultatin 4-3.

Pas raundit të 34-të të Premier League, Crystal Palace shkon në kuotën e 40 pikëve dhe ngjitet në vend të 11-të, teksa West Ham renditet në vend të 15-të me 34 pikë të grumbulluara.

You may also like