Gafë qesharake e portierit në Suedi, ngatërron topin me pikën e bardhë të penalltisë

by admin
Spread the love

Një gafë qesharake vjen nga Suedia në takimin mes skuadrave të Hacken dhe Hammarby.

Ishte portieri i Hammarby, Oliver Dovins që bëhet autor i një gabimi që do ta shoqërojë gjatë në karrierën e tij teksa në momentin që merr topin nga një pasim i shokëve të tij, e harron tërësisht sferën duke menduar se e kishte në zotërim.

Në fakt, topi kishte mbetur pas dhe menjëherë kundërshtarët përfituan me Traore që me portën e boshatisur nuk e pati të vështirë të realizonte. “Duart në kokë” për Dovins, por tashmë dëmi ishte kryer dhe nuk kishte më kthim pas.

Kliko këtu për të parë videon


Top Channel

You may also like