Vritet në Siri xhihadisti i lartë i ISIS që kreu sulme në Evropë, një raketë në drejtim të tij

by admin
Spread the love

Organizata e Helmetave të Bardha shkroi në Twitter se një dron i paidentifikuar qëlloi një raketë në drejtim të tij, ndërsa asnjë person tjetër nuk u lëndua. Ai u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetojë dhe u identifikua si xhihadisti i lartë nga povinca lindore e Deir al-Zour. U raportua se xhihadisti kishte mbërritur në zonë 10 ditë më parë dhe ai kishte folur në një telefon celular kur ishte shënjestruar me një raketë Hellfire.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se vdekja e Khalid al-Jaburi do të pengonte përkohësisht aftësinë e IS-it për të komplotuar sulme të jashtme. “IS vazhdon të përfaqësojë një kërcënim për rajonin dhe më gjerë. Edhe pse i degraduar, grupi mbetet në gjendje të kryejë operacione brenda rajonit me dëshirën për të goditur përtej Lindjes së Mesme”, tha komandanti i tij, gjenerali Michael Kurilla.

Koalicioni shumëkombësh i udhëhequr nga SHBA kundër IS-it ka kryer një sërë sulmesh në veri të Sirisë gjatë muajve të fundit duke synuar anëtarë të lartë të IS dhe Hurras al-Din, i cili besohet të jetë dega e Al-Kaedës në Siri.

IS dikur zotëronte 88,000 km katrorë  territor që shtrihej nga Siria perëndimore në Irakun lindor dhe imponoi sundimin e tij brutal mbi pothuajse tetë milionë njerëz. Ai u dëbua nga pjesa e tij e fundit e territorit në vitin 2019, por OKB-ja paralajmëroi muajin e kaluar se kërcënimi i paraqitur nga grupi dhe filialet e tij ishte i lartë dhe u rrit veçanërisht në zonat e konfliktit dhe vendet fqinje. IS vlerësohet të ketë 5,000 deri në 7,000 anëtarë dhe mbështetës të shpërndarë midis Irakut dhe Sirisë , afërsisht gjysma e të cilëve janë luftëtarë.

You may also like