Klubi anglez shkarkon trajnerin, fatale humbja ndaj Crystal Palace

by admin
Spread the love

Brendan Rodgers nuk është më trajner i Leicesterit. Tekniku anglez është shkarkuar paraditen e të dielës, teksa fatale rezultoi humbja e të shtunës në Londër përballe Crystal Palace.

“Dhelprat” po vuajnë jo pak këtë sezon, teksa momentalisht pozicionohen në vendin e parafundit me vetëm 25 pikë të grumbulluara dhe rrezikojnë seriozisht rënien në Championship.

Brendan Rodgers drejtonte Leicesterin prej më shumë se 4 vitesh, pasi u emërua në shkurt të 2019-ës, por këtë sezon rezultatet e skuadrës kanë qenë shumë larg pritshmërivë.

Momentalisht Leicester nuk e ka vendosur ende se kujt do t’ia besojë pankinën, teksa mediat angleze kanë nxjerrë në skenë disa emra, mes të cilëve edhe francezi Patrick Vieira, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Crystal Palace.


Top Channel

You may also like