Të dua në finale, po dolëm në nominim kokë më kokë, s’kam ç’bëj

by admin
Spread the love

Luiz Ejlli dhe Krist Aliaj janë dy nga banorët që janë bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP që nga 24 dhjetori i vitit të kaluar. Edhe pse dyshja kanë pasur shumë ulje-ngritje dhe debate me njëri-tjetrin, duket se ata kanë mbetur miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.

Madje, në një bisedë të bërë ditën e sotme, Luizi i ka thënë Kristit se e do në finale me patjetër. Ai i tha se edhe pse ai donte Kiarën në finale, mendon se nuk do t’ia dalë dot. Megjithatë, Luizi i tha se ai ka në dorë ta nxjerrë Kristin në nominim me banorët më të dobët, në mënyrë që ai të shkojë në finale.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Unë ty të dua në finale

Kristi: Po pse flet kot, ti doje Kiarën në finale e nuk e çove dot.

Luizi: Po e du o vlla, po nuk e çova dot, po ça ti bëj unë, edhe ti po dole në përballje kokë më kokë me mua, ça të bëj unë…Atë nuk e kam unë në dorë, unë kam situatën këtu brenda në dorë, që ti për shembull të dalësh kokë më kokë me banorë më të dobët…Njerëzit e dinë se çfarë kam thënë për ty, e dinë që të kam shtrënguar dorën dhe më ka dalë loti kaq. Nuk e harroj.

Luizi: Unë s’kam gjë me ty, unë them e di vetë se ça të bëj të dielën ty, e të hënën e ti mua po ashtu. Po dolëm në nominim kokë më kokë s’kam ça bëj.

You may also like