Sulmet e vazhdueshme në Ukrainë, Mbretëria e Bashkuar: Rezervistët rusë dërgohen të armatosur 

by admin
Spread the love

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka raportuar se rezervistët rusë janë armatosur me armë zjarri dhe lopata për të sulmuar një pika të forta të Ukrainës.

Në deklaratën e tyre ata zbuluan se mjeti përforcues MPL-50, që u projektua për herë të parë në 1869, përdoret për luftime.

Sipas Sky News një pjesë e rezervistëve të cilët dërgohen në luftë kanë deklaruar se nuk janë gati as fizikisht dhe as psikologjikisht i për aksionin e sulmeve në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se luftimet po rriten në vijën e frontit dhe kjo mund të jetë për shkak se Rusia po mbaron municionet.

“Dëshmitë e fundit sugjerojnë një rritje të luftimeve të ngushta në Ukrainë. Kjo është ndoshta një rezultat i komandave ruse që vazhdon të këmbëngulë në aksionin sulmues që përbëhet kryesisht nga këmbësoria e zbërthyer, me më pak mbështetje nga zjarri i artilerisë, sepse Rusia ka mungesë municionesh”.


Top Channel

You may also like