Debatet e forta mes çiftit Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, që prej të hënës e deri ditën e sotme sa vjen e më shumë po thellohet. Teksa po shtriheshin për të fjetur gjumë, këngëtari i kërkoi Kiarës që ai ta sjellë krevatin e tij te dhoma e saj, por moderatorja nuk pranoi.
Kiara e justifikoi duke thënë se nuk ia duron dot gërhimën dhe për këtë arsye kërkoi nga ai që të mos e lëvizë krevatin. Kiara shtoi se jo vetëm që do i prishet gjumi asaj, por do i prishet edhe pjesës tjetër të banorëve që flenë te dhoma e saj.
Kjo përgjigje e Kiarës nuk u prit mirë nga këngëtari. Moderatorja shtoi se nuk i duket normale që ai të vijë të fle te dhoma e saj, vetëm se kjo është një tekë e tij.
Nuk dihet se sa do të vijojë Kiara të refuzojë Luizin, teksa duket se këngëtari po e vuan ndarjen dhe debatet me partneren e tij.