Talenti brazilian në fokusin e Premier League, rinovimi “tremb” City-n dhe Arsenal

by admin
Spread the love

Matheus França, fantazisti brazilian i Flamengos, kthehet në në një objektiv të paarritshëm për klubet e mëdha europiane.

18-vjeçari, pjesë e Brazilit U20, po ndiqet me kujdes nga Arsenal, Manchester City dhe Newcastle.

França ka rinovuar kontratën para pak ditësh me fituesit e Copa Libertadores. Specialisti i merkatos, Fabrizio Romano, ka zbuluar detajin e rëndësishëm të kontratës së re të mesfushorit.

Çdo klub duhet të paguajë 200 milionë euro për ta blerë atë, shifër kjo që përkon me klauzolën e lirimit. Flamengo dëshiron ta mbajë në skuadër të riun, i cili ende nuk është kthyer as në një titullar fiks.


Top Channel

You may also like