Sulmuesit gjerman s’i del inati me Tuchelin: Zgjodhi Lukakun para meje

by admin
Spread the love

Në një intervistë për gazetën britanike “The Sun”, sulmuesi gjerman Timo Werner, i cili luajti për Chelsea-n për dy sezone dhe u rikthye verën e kaluar në RB Leipzig, ku spikati përpara se të transferohej në Londër, kujtoi përvojën e tij në blutë dhe kritikoi fort trajnerin e njëkohësisht bashkatdhetarin Thomas Tuchel, i shkarkuar këtë sezon nga klubi londinez.

“Problemi më i madh ishte zgjedhja e një sulmuesi si Lukaku para meje në sezonin e dytë, pasi fitova Champions League, duke luajtur pothuajse çdo ndeshje.

Kur shikon suksesin që pata në Gjermani ose me Chelsea-n, duke luajtur pothuajse çdo ndeshje në sezonin e parë, duke fituar Ligën e Kampionëve në 2021, duke shënuar në gjysmëfinale kundër Realit të Madridit, duke shënuar shumë gola dhe të gjitha këto janë harruar nga trajneri, nuk është e drejtë”, ka thumbuar Timo Werner.


Top Channel

You may also like