Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një postimi në Facebook ka thënë se nga 1 janari i këtij viti janë larguar 16 pjestarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo është shprehur se duhet një reagim i menjëhershmë në lidhje me këtë situate, sepse sipas saj, mund të bëhet vonë, përcjell Klankosova.tv.
“Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë! Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtarë. Vetëm nga 1 janari 2023 deri sot janë larguar 16 pjestarë të FSK-së”, ka shkruar Musliu.