Fantazisti shqiptar me klub të ri, “gradohet” një kategori më lart

by admin
Spread the love

Kleis Bozhanaj luan si mesfushor i avancuar, ka veshur fanellat U17 dhe U19 të Shqipërisë, ndërkohë që këtë sezon po garon me Carrarese në Serie C.

21-vjeçari ka zhvilluar 15 ndeshje me skuadrën italiane, duke realizuar dy gola e dhuruar një asist. Performancat pozitive kanë tërhequr vëmendjen e Modenas.

Drejtuesit e klubit që garon në Serie B, kampionat ku renditet në vendin e dhjetë, kanë gjetur gjuhën e përbashkët me homologët e Carrareses.

Sky Sport shkruan se Bozhanaj do të qëndrojë i huazuar te skuadra aktuale, ndërkohë që në verë do të transferohet te Modena në divizionin e dytë të futbollit italian.


Top Channel

You may also like