Vila e Oshafi i japin fitoren Teutës ndaj Kastriotit, Kukësi rrëshqet i fundit

by admin
Spread the love

Teuta bën detyrën, fiton 2-0 përballë Kastriotit dhe zhvendos në vendin e fundit Kukësin, që mori vetëm një pikë në sfidën me Bylisin një ditë më parë.

“Djemtë e Detit” regjistruan suksesin e tretë në katër ndeshjet e fundit nën drejtimin e Edi Martinit, rikthimi i të cilit në stol ka pasur inpakt të menjëhershëm sa u përket rezultateve.

Në sfidën me ekipin krutan për javën e 16-të shënuan Lorenco Vila në fundin e pjesës së parë dhe Oshafi në të 68-tën.

Për ekipin krutan ishte disfata e dytë radhazi, që do të thotë se diferenca me Teutën dhe Kukësin, që mbajnë dy pozicionet e fundit, shkojnë në 1 dhe 2 pikë.


Top Channel

You may also like