KLubi I futbollit Struga Troim Lum , kampion vjeshtor në kampionatin vendor ka angazhuar Besart Krivanjevën në radhët e veta. Bëhet fjalë pë një futbollist me përvojë të madhe pasi deri më tani ka qenë pjesë e Metalurgut, Shkupit Egnatia dhe Gjilanit, andaj pritet të jetë përforcim i duhur pë arritjen e aspirtava e të klubit strugan
Besart Krivanjeva pas firmosjes së kontratës me ekipin Struga Trim Lum., për faqen zyrtare të klubit ka deklaruar. “Jam shumë i lumtur që rikthehem në futbollin vendor, e për më tepër që do jem pjesë e një klubi shumë mirë të organizuar me ambicie të larta. Të gjithë e dimë ecurinë e Struga Trim Lum dhe mund të them se kjo skuadër duhet të jetë modul edhe për të tjerët se si arrihet deri te suksesi. Pikërisht këto detaje bënë që unë të ju them ‘PO’, me shpresë se në fund së bashku do arrijmë objektivin”.
Krivanjeva më pas ka thënë se ekipi i ri I tij do të atakon edhe në titullin kampion por edhe në garat e Kupës: “Përveç se jemi në pozitën e parë, e që automatikisht na bënë të mendojmë edhe për titullin e kampionit, neve si skuadër jemi në garë edhe për trofeun e Kupës. Shpresoj të kemi fat në të dyja garat, edhe pse besoj se sukses do ishte të sillnim edhe njërin prej trofeve, duke shkruar në këtë mënyrë historinë e klubit, që mos të harrojmë është themeluar vetëm në vitin 2015-të, ndërsa tashmë është në garë edhe për titullin kampion. Besoj se ky është një sukses i jashtëzakonshëm dhe pasqyrë e gjithë asaj pune që kanë bërë drejtuesit deri më tash”.
Kujtojmë se në këtë merkato të dimërit Struga Trim Lum ka angazhuar edhe mbrojtësin e Shkëndijës Mexhit Nezirin.
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/