Këshilltari i LSDM-së në Qytetin e Shkupit, Gordan Shutarov përshëndet kontrollet e Inspektoratit Shtetëror për Ambient Jetësor në kompaninë “Titan Usje”. Kjo sipas tij tregon përkushtimin e Ministrisë së Mjedisit dhe inspektoratit në fjalë në luftën për parandalimin e ndotjes së ajrit.
Shutarov vlerëson se ngirtja e veetëdijes kundër ndotjes së ajrit duhet të bëhet me plan shumëvjeçar dhe të mos varen nga qeveritë e ardhshme dhe pushtetet e ardhshme lokale.
Në emisionin Klan Debat ku po diskutohet për ndotjen ne ajrit, Shutarov ftoi këshilltarët tjerë që bashkarisht, sipas tij, të japin mendime e rekomandime për tu përballur me këtë fenomen./KlanMacedonia