Është varrosur Visart Cengu, 31-vjeçari i cili mbeti i vrarë pas një incidenti që ndodhi në orët e para të së martes në lokalin “Kobra City” në Prizren.
Behar Cengu, babai i të ndjerit u shpreh se shqiptarët kishin një armik të përbashkët, Serbinë.
“Ne kishim një armik të përbashkët, Serbinë, të cilës bashkërisht ia drejtuam pushkën dhe kurrë nuk besoja se kemi plumba për shqiptarë”, tha ai.
Për t’i dhënë lamtumirën e fundit kishin ardhur mijëra qytetarë.
Kjo vrasje është përjetuar rëndë jo vetëm nga familjarët por edhe nga të gjithë kuksianët dhe miqtë e shumtë të familjes Cengu nga Kosova e mërgata.