Fenomeni nuk i ndal elozhet për Mbappe: Ngjan me versionin tim më të mirë!

by admin
Spread the love

Kylian Mbappe e vërtetoi në Kupën e Botës se është tashmë në rangun e një lojtari të madh teksa fati, por edhe shokët e skuadrës nuk ndihmuan mjaftueshëm në finalen kundër Argjentinës për të fituar titullin e dytë Botëror.

Megjithatë, performanca e ka ngritur në piedestal 24-vjeçarin me Ronaldo Fenomenin që nuk i ndal elozhet për sulmuesin e PSG. Së fundmi, ish-futbollisti i famshëm brazilian theksoi se Mbappe ngjan me versionin e tij më të mirë.

“Teknikisht është shumë i fortë, është pothuajse i pandalshëm. Për mua mund të ishte shpallur edhe ai “Lojtari më i Mirë në Botëror” sepse e meritonte me të vërtetë. Ky Botëror pati shumë sulmues të shpejtë, por Mbappe është i pakrahasueshëm.

Kur e shoh të luaj, më kujton versionin e tim më të mirë. Di shumë mirë si t’i shfrytëzoj hapësirat në fushë, di të jetë i paparashikueshëm me topin por edhe kur nuk e ka atë. Pastaj situatat një kundër një nuk i ka problem. Është impresionues”, tha Ronaldo.


Top Channel

You may also like