Tifozët e Romës kënduan në kor “ti je një cigan” drejtuar Ibrahimovicit – “Ibra” ua ktheu me gol dhe me një festim unik

by admin
Spread the love

Zlatan Ibrahimovic në çdo shkallë të stadiumeve italiane ka kunndërshtarë që nuk e duan, e urrejnë për karakterin, mentalitetin dhe klasin e tij si futbollist. Ibrahimovic, përkundër moshës 40 vjeçare ai ende po arrin të vendosë ndeshje në kampionatin italian “Serie A”, shkruan Insporti.com

Në ndeshjen e fundit ndaj në fundjavën që lamë pas ai u ofenduan rëndë nga tifozët e Romës. Të pranishmit në stadiumin “Olympico” të Romës, ofenduan në kor duke iu referuar Ibrahimovicit “ti je një cigan”.

“Sei uno zingaro(ti je një cigan)” ishte ofendimi drejtuar Ibrahimovicit që ata e kënduan.

Ylli botëror i futbollit iu kundërpërgjigj në mënyrën më të mirë tifozëve të skuadrës romake.

Ai shënoi një super gol nga gjuajtja e lirë. “Ibra” e festoi golin duke ngritur duart në drejtim të tifozëve për të iu kërkuar që të këndojnë më me zë.

Goli dhe festimi i tij irritoi edhe më shumë tifozët e Romës. Ky gol ishte i 400 në karrierë për klube, ndërsa i 150 me fanellën e Romës.

Milani mposhti Romën e Jose Mourinhos me rezultat 1:2 duke e barazuar Napolin në krye të Serie A me 31 pikë.

Ibrahimovic duke u përshendetur me ish-trajnerin e tij, Jose Mourinho. Mourinho dhe Ibra punuan së bashku në Inter dhe Manchester United.

Ibrahimovic edhe në këtë sezon është ylli kryesor i skuadrës të Milanit.

Ciganët apo Romët janë një grup etnik indo-arian, tradicionalisht shëtitës nomadë që jetojnë kryesisht në Evropë dhe popullsi të diasporës në kontinentin amerikan. Romët si popull e kanë origjinën nga nënkontinenti indian verior, nga rajonet Rajasthan, Haryana dhe Punjab të Indisë moderne. /Insporti.com/

You may also like